Sony Xperia E3 - Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes

background image

Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes

Shërbimet e vendndodhjes i lejojnë aplikacionet si Hartat dhe kamerën të përdorin

informacion nga rrjetet celulare dhe Wi-Fi® si dhe informacionin e Sistemit të Pozicionimit

Global (GPS) për të përcaktuar vendndodhjen tuaj të përafërt. Nëse keni pengesa në

vijën e shikimit midis jush dhe satelitëve të GPS-së, pajisja juaj mund të përcaktojë

vendndodhjen tuaj me anën e funksionit Wi-Fi®. Nëse nuk jeni brenda rrezes së një rrjeti

Wi-Fi®, pajisja juaj mund të përcaktojë vendndodhjen tuaj me anën e rrjetit celular.
Që të përdorni pajisjen tuaj për të mësuar se ku jeni, duhet të aktivizoni shërbimet e

vendndodhjes.

Për të aktivizuar shërbimet e vendndodhjes

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Vendndodhja.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Vendndodhja në të djathtë.

4

Trokitni lehtë dy herë mbi

Pranoj për të konfirmuar.

Kur aktivizoni shërbimet e vendndodhjes, si

Satelitët GPS, ashtu edhe Shërbimi i

vendndodhjes së Google aktivizohen sipas paracaktimit. Mund të çaktivizoni secilin opsion me

dorë.

Për të lejuar qasjen e aplikacioneve të Google në vendndodhjen tuaj

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Google > Vendndodhja.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Vendndodhja në të djathtë.

4

Trokitni lehtë dy herë mbi

Pranoj për të konfirmuar.

Kur aktivizoni shërbimet e vendndodhjes, si

Satelitët GPS, ashtu edhe Shërbimi i

vendndodhjes së Google aktivizohen sipas paracaktimit. Mund të çaktivizoni secilin opsion me

dorë.

Përmirësimi i saktësisë së GPS-së

Herën e parë që përdorni funksionin GPS në pajisjen tuaj, mund të duhen 5 deri në 10

minuta që të gjendet vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se nuk ka

pengesa midis jush dhe qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona

e theksuar në imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo

përmes shumicës së objekteve të ngurta, të tilla si ndërtesat dhe malet. Nëse

vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje

tjetër.

105

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.