Sony Xperia E3 - Kontrollimi i pajisjeve shtesë dhe i cilësimeve me Smart Connect

background image

Kontrollimi i pajisjeve shtesë dhe i cilësimeve me Smart Connect

Përdorni aplikacionin Smart Connect për të cilësuar se çfarë ndodh në pajisjen tuaj kur

lidhni ose shkëpusni një pajisje shtesë. Për shembull, mund të vendosni që aplikacioni i

radio FM të niset gjithmonë kur lidhni një kufje me mikrofon.
Gjithashtu, mund të përdorni Smart Connect për të cilësuar një veprim të caktuar ose një

grup veprimesh që të fillojnë në pajisjen tuaj në kohë të caktuara të ditës. Për shembull,

kur lidhni kufjet tuaja me mikrofon midis orës 7 të mëngjesit dhe 9 të mëngjesit, mund të

vendosni që:

Të niset aplikacioni Walkman®.

Shfletuesi i uebit të hapë gazetën e mëngjesit.

Volumi i ziles të cilësohet me dridhje.
Me Smart Connect, mund të menaxhoni edhe pajisjet tuaja shtesë, të tilla si SmartTags

dhe SmartWatch. Për më shumë informacion, referojuni Udhëzuesit të përdorimit të

pajisjes shtesë specifike.

1

Trokitni lehtë për të afishuar të gjitha pajisjet e shtuara

2

Shtoni një pajisje ose një ngjarje

3

Shihni opsionet e menysë

4

Trokitni lehtë për të afishuar të gjitha ngjarjet e shtuara

5

Trokitni lehtë për të aktivizuar një ngjarje

6

Trokitni lehtë për të parë hollësitë e një ngjarjeje

102

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të krijuar një ngjarje të Smart Connect

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .

2

Nëse jeni duke e hapur Smart Connect për herë të parë, trokitni lehtë mbi

OK për

të mbyllur ekranin prezantues.

3

Në skedën

Ngjarjet, trokitni lehtë mbi .

4

Nëse jeni duke krijuar një ngjarje për herë të parë, trokitni përsëri lehtë mbi

OK për

të mbyllur ekranin prezantues.

5

Shtoni kushtet sipas të cilave dëshironi të aktivizoni ngjarjen. Një kusht mund të

jetë lidhja me një pajisje shtesë ose një interval i caktuar kohe, ose të dy.

6

Për të vazhduar, trokitni lehtë mbi .

7

Shtoni atë që dëshironi të ndodhë kur lidhni një pajisje shtesë dhe cilësoni sipas

dëshirës cilësimet e tjera.

8

Për të vazhduar, trokitni lehtë mbi .

9

Cilësoni një emër për ngjarjen, pastaj trokitni lehtë mbi

Përfun..

Për të shtuar një pajisje shtesë Bluetooth®, fillimisht duhet ta çiftoni atë me pajisjen tuaj.

Për të modifikuar një ngjarje të Smart Connect

1

Nisni aplikacionin Smart Connection.

2

Në skedën

Ngjarjet, trokitni lehtë mbi një ngjarje.

3

Nëse ngjarja është çaktivizuar, zvarriteni rrëshqitësin në të djathtë për ta aktivizuar

atë.

4

Trokitni lehtë mbi

Modifiko, pastaj rregulloni cilësimet sipas dëshirës.

Për të fshirë një ngjarje

1

Nisni aplikacionin Smart Connection.

2

Në skedën

Ngjarjet, prekni dhe mbani ngjarjen që dëshironi të fshini, pastaj trokitni

lehtë mbi

Fshi ngjarjen.

3

Trokitni lehtë mbi

Fshi për të konfirmuar.

Gjithashtu, mund të hapni ngjarjen që dëshironi të fshini, pastaj trokitni lehtë mbi >

Fshi

ngjarjen > Fshi.

Menaxhimi i pajisjeve

Përdorni aplikacionin Smart Connect për të menaxhuar një varg pajisjesh shtesë

inteligjente që mund t'i lidhni me pajisjen tuaj, duke përfshirë SmartTags, SmartWatch

dhe Smart Wireless Headset pro nga Sony. Smart Connect shkarkon çdo aplikacion të

nevojshëm dhe gjen gjithashtu aplikacione të palëve të treta, kur janë të disponueshme.

Pajisjet e lidhura më parë afishohen në një listë që ju lejon të merrni më shumë

informacion për tiparet e çdo pajisjeje.

Për të çiftuar dhe për të lidhur një pajisje shtesë

1

Nisni aplikacionin Smart Connection. Nëse jeni duke e hapur Smart Connect për

herë të parë, trokitni lehtë mbi

OK për të mbyllur ekranin prezantues.

2

Trokitni lehtë mbi

Pajisjet dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Trokitni lehtë mbi

OK për të nisur kërkimin e pajisjeve.

4

Në listën e rezultateve të kërkimit, trokitni lehtë mbi emrin e pajisjes që dëshironi të

shtoni.

Për të rregulluar cilësimet për një pajisje shtesë të lidhur

1

Çiftoni dhe lidhni pajisjen shtesë me pajisjen tuaj.

2

Nisni aplikacionin Smart Connection.

3

Trokitni lehtë mbi

Pajisjet dhe pastaj trokitni lehtë mbi emrin e pajisjes shtesë të

lidhur.

4

Rregulloni cilësimet e dëshiruara.