Sony Xperia E3 - Bërja e telefonatave

background image

Bërja e telefonatave

Mund të bëni një telefonatë duke formuar me dorë një numër telefoni, duke trokitur lehtë

mbi një numër të ruajtur në listën e kontakteve ose duke trokitur lehtë mbi numrin e

telefonit në pamjen e regjistrit të telefonatave. Mund të përdorni edhe tiparin e telefonimit

të zgjuar për të gjetur më shpejt numrat nga lista e kontakteve dhe regjistrat e

telefonatave. Për të bërë një videotelefonatë, mund të përdorni aplikacionin Hangouts™

të bisedës me video dhe mesazhimit të çastit në pajisjen tuaj. Shikoni

Mesazhimi i çastit

dhe biseda me video në faqen 60 .

1

Hapni listën tuaj të kontakteve

2

Shihni zërat e regjistrit të telefonatave

3

Shihni kontaktet tuaja të preferuara

4

Shihni të gjitha grupet e kontakteve të ruajtura në pajisjen tuaj

5

Fshini numrin

6

Tastiera e telefonimit

7

Shihni më shumë opsione

8

Butoni i telefonatës

9

Fshihni ose afishoni formuesin e numrit

Për të bërë një telefonatë duke formuar numrin

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Telefoni.

3

Futni numrin e marrësit dhe trokitni lehtë mbi .

Për të bërë një telefonatë duke telefonimin e zgjuar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Telefoni.

3

Përdorni tastierën e telefonimit për të futur shkronjat ose numrat që i

korrespondojnë kontaktit që dëshironi të telefononi. Ndërsa futni secilën shkronjë

ose numër, shfaqet një listë e përkimeve të mundshme.

4

Takoni kontaktin që dëshironi të telefononi.

44

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të bërë një telefonatë ndërkombëtare

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Telefoni.

3

Prekni dhe mbani 0 derisa të shfaqet shenja “+”.

4

Futni prefiksin e shtetit, prefiksin e zonës (pa zerot e para) dhe numrin e telefonit,

pastaj trokitni lehtë mbi .

Për të shtuar numër për telefonim të drejtpërdrejtë në ekranin bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja dhe të

shfaqet menyja e përshtatjes.

2

Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë mbi

Aplikacionet > Shkurtoret.

3

Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni

Telefonimi i drejtpërdrejtë.

4

Zgjidhni kontaktin dhe numrin që dëshironi të përdorni si numrin për telefonim të

drejtpërdrejtë.

Afishimi ose fshehja e numrit tuaj të telefonit

Ju mund të përzgjidhni që të afishoni ose të fshihni numrin tuaj të telefonit në pajisjet e

marrësve të telefonatave kur i telefononi atyre.

Për të afishuar ose fshehur numrin tuaj të telefonit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Cilësimet

shtesë > Identifikimi i telefonatës.