Shkarkimi i aplikacioneve nga burime të tjera
Kur pajisja juaj është cilësuar të lejojë shkarkime nga burime që nuk janë të Google
Play™, mund t'i shkarkoni aplikacionet drejtpërdrejt nga sajtet e tjera të uebit duke
ndjekur udhëzimet përkatëse të shkarkimit.
Instalimi i aplikacioneve me origjinë të panjohur ose të pasigurt mund të dëmtojë pajisjen.
Shkarkoni vetëm aplikacione nga burime të besuara. Kontaktoni me ofruesin e aplikacionit
nëse keni pyetje ose shqetësime.
Për të lejuar shkarkimin e aplikacioneve nga burime të tjera
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria.
2
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për
Burime të panjohura.
3
Trokitni lehtë mbi
OK.
Që të funksionojnë siç duhet, disa aplikacioneve i duhet të qasen te të dhënat, cilësimet dhe
funksione të ndryshme në pajisjen tuaj. Instaloni dhe jepini leje vetëm aplikacioneve që besoni.
Mund t'i shikoni lejet e dhëna për një aplikacion të shkarkuar duke trokitur lehtë mbi
aplikacionin nën
Cilësimet > Aplikacionet.
26
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.