Sony Xperia E3 - Përditësimi i pajisjes tuaj

background image

Përditësimi i pajisjes tuaj

Duhet ta përditësoni softuerin në pajisjen tuaj për të marrë funksionalitetet, përmirësimet

dhe korrigjimet e gabimeve më të fundit, që të siguroni funksionimin optimal. Kur është i

disponueshëm një përditësim softueri, në shiritin e gjendjes shfaqet . Gjithashtu, mund

të kontrolloni me dorë për përditësime të reja.
Mënyra më e lehtë për të instaluar një përditësim softueri është ta bëni pa tel nga pajisja

juaj. Por disa përditësime nuk janë të disponueshme për shkarkimin pa tel. Pastaj duhet
të përdorni softuerin Xperia™ Companion në një PC ose një kompjuter Apple

®

Mac

®

për

të përditësuar pajisjen tuaj.
Për më shumë informacion mbi përditësime të softuerit, shkoni te

www.sonymobile.com/update.

Kapaciteti i pamjaftueshëm i mbetur i ruajtjes mund të parandalojë përditësime. Sigurohuni se

keni kapacitet të mjaftueshëm të ruajtjes përpara orvatjes për të përditësuar.

Për të kontrolluar për softuer të ri

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Update Center.

3

Për të kontrolluar nëse keni të instaluar softuerin më të fundit të sistemit, trokitni

lehtë mbi

Sistemi. Për të kontrolluar për përditësime për aplikacionet e instaluara

në pajisjen tuaj, trokitni lehtë mbi

Përditës..

Përditësimi i pajisjes pa tel

Përdorni aplikacionin Update Center për të përditësuar pajisjen tuaj pa tel. Ai trajton si

përditësimet e aplikacioneve, ashtu dhe përditësimet e sistemit dhe mund të lehtësojë

edhe shkarkimin e aplikacioneve të reja të zhvilluara për pajisjen tuaj. Përditësimet që

mund të shkarkoni nëpërmjet një rrjeti celular varen nga operatori juaj. Për shkarkimin e

një softueri të ri, rekomandohet përdorimi i një rrjeti Wi-Fi® në vend të një rrjeti celular, që

të shmangni kostot e trafikut të të dhënave.

Për të shkarkuar dhe për të instaluar një përditësim të sistemit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Update Center > Sistemi.

3

Përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të sistemit, pastaj trokitni lehtë mbi .

4

Kur të përfundojë shkarkimi, trokitni lehtë mbi dhe ndiqni udhëzimet në ekran

për të përfunduar instalimin.

Për të shkarkuar dhe për të instaluar përditësimet e aplikacioneve

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Update Center > Sistemi.

3

Për të shkarkuar një përditësim aplikacioni të veçantë, përzgjidhni përditësimin,

pastaj trokitni lehtë mbi . Për të shkarkuar të gjitha përditësimet e disponueshme

të aplikacioneve, trokitni lehtë mbi . Përditësimet instalohen automatikisht pas

shkarkimit.

Përditësimi i pajisjes tuaj duke përdorur një kompjuter

Mund të shkarkoni dhe të instaloni përditësime të softuerit në pajisjen tuaj duke përdorur

një kompjuter me një lidhje me Internetin. Ju nevojitet një kabllo USB dhe një PC ose një
kompjuter Apple

®

Mac

®

që përdor softuerin Xperia™ Companion.

Nëse nuk keni softuerin Xperia™ Companion të instaluar në kompjuterin e duhur, lidhni

pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB dhe ndiqni udhëzimet e instalimit

në ekran.

113

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të përditësuar pajisjen tuaj duke përdorur një kompjuter

1

Sigurohuni se softueri Xperia™ Companion është instaluar në PC ose kompjuterin
Apple

®

Mac

®

tuaj.

2

Duke përdorur një kabllo USB, lidheni pajisjen me një kompjuter.

3

Kompjuter: Hapni softuerin Xperia™ Companion. Pas disa momentesh,

kompjuteri zbulon pajisjen tuaj dhe kërkon për softuer të ri.

4

Kompjuter: Nëse zbulohet një përditësim i ri i softuerit, shfaqet një dritare pop-up.

Ndiqni udhëzimet në ekran për të ekzekutuar përditësimet përkatëse të softuerit.

Kur lidhni pajisjen me kompjuterin përmes një kabllo USB, ju kërkohet të instaloni softuerin ose

të anulloni, përveç kur keni përzgjedhur më parë

Mos e afisho përsëri.