Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Mund të rregjistroni konsumin e baterisë tuaj dhe të
shihni se cilat aplikacione janë duke përdorur pjesën më të madhe të energjisë.
Gjithashtu mund të shihni një vlerë të përafërt sesa kohë ka mbetur përpara sesa bateria
të mbarohet. Koha e përafërt e baterisë bazohet në modelin tuaj më të fundit të
përdorimit.
Për të bërë që bateria të zgjasë më shumë mund të përdorni një ose më shumë
modalitete të kursimit të baterisë, që përfshijnë modalitetin STAMINA, modalitetin bateria
e ulët, të bazuar në vendndodhje Wi-Fi®, dhe modaliteti i rradhitjes së të dhënave në
sfond. Secili modaliteti funksionon në një mënyrë të ndryshme dhe komandon disa
funksione të konsumit të energjisë në pajisjen tuaj.
114
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë se cilat aplikacione përdorin pjesën më të madhe të baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i baterisë.
Për të parë kohën e përafërt baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
Përmirësimi i kohës së baterisë duke përdorur regjimin STAMINA
Përdorni regjimin STAMINA për të përmirësuar automatikisht kohën e baterisë kur bateria
arrin një nivel të caktuar ngarkimi. Një funksion i quajtur Në gatishmëri të zgjeruar e dallon
kur ekrani juaj nuk është aktiv dhe mund të çaktivizojë automatikisht Wi-Fi® dhe të
dhënat celulare. Pastaj, shumica e aplikacioneve bëhen joaktive. Pasi ekrani të bëhet
përsëri aktiv, pajisja juaj nis të funksionojë normalisht dhe të gjitha funksionet e
çaktivizuara vazhdojnë. Mund të përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime që të mos
ndërpriten në regjimin STAMINA.
Regjimi STAMINA ka edhe një tipar që kufizon funksionimin e harduerit kur jeni duke e
përdorur pajisjen, për të kursyer akoma më shumë energji. Kur ky tipar është i aktivizuar,
pajisja juaj ende mund të funksionojë normalisht.
Për të aktivizuar regjimin STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Zvarrisni rrëshqitësin pranë
Regjimi STAMINA në të djathtë, pastaj trokitni lehtë
mbi
Aktivizo, nëse kërkohet. shfaqet në shiritin e gjendjes sapo bateria të arrijë
në nivelin e cilësuar.
Për të zgjedhur se kur të aktivizohet regjimi STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Regjimi
STAMINA > Aktivizimi.
3
Zvarritni rrëshqitësin për të rregulluar nivelin e baterisë që ju duhet për të aktivizuar
regjimin STAMINA.
4
Trokitni lehtë mbi
OK.
shfaqet në shiritin e gjendjes kur bateria arrin nivelin që keni cilësuar.
Për të aktivizuar funksionin Në gatishmëri të zgjeruar
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë
mbi
Regjimi STAMINA.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes
Në gatishmëri të zgjatur nëse nuk është shenjuar
ende, pastaj trokitni lehtë mbi
Aktivizo, nëse kërkohet.
Për të përzgjedhur se cilat aplikacione të ekzekutohen në regjimin STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë
mbi
Regjimi STAMINA.
3
Sigurohuni që kutia e zgjedhjes
Në gatishmëri të zgjatur është shenjuar, pastaj
trokitni lehtë mbi
Apl. aktive në gjendje gatishmërie > Shto aplikacione.
4
Lëvizni majtas ose djathtas për të shtuar ose hequr aplikacionet dhe shërbimet që
dëshironi.
5
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi
U krye.
115
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të kufizuar funksionimin e harduerit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë
mbi
Regjimi STAMINA.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes
Përdorimin e zgjeruar, pastaj trokitni lehtë mbi
Aktivizo, nëse kërkohet.
Nëse vini re një reduktim të theksuar në funksionim kur ky funksion është i aktivizuar, çshenjoni
kutinë e zgjedhjes
Përdorimin e zgjeruar për ta çaktivizuar atë.
Përmirësimi i kohës së baterisë duke përdorur regjimin e baterisë të ulët
Përdoreni tiparin
Mod. bateria e rënë për të nisur automatikisht kursimin e energjisë kur
bateria arrin një nivel të caktuar të ngarkimit. Mund të cilësoni dhe rregulloni këtë nivel të
ngarikimit sipas dëshirës. Gjithashtu mund të vendosni se cilat funksione të mbani aktive,
për shembull, trafikun e të dhënave celulare, Wi-Fi® ose sinkronizimin automatik.
Për të aktivizuar regjimin e baterisë së rënë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Mod. bateria e rënë në të djathtë.
4
Nëse kërkohet, trokitni lehtë mbi
Aktivizo. shfaqet në shiritin e gjendjes kur
bateria arrin nivelin e ngarkimit që keni cilësuar.
Për të ndryshuar cilësimet për regjimin e baterisë së rënë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Sigurohuni që
Mod. bateria e rënë është aktivizuar, pastaj trokitni lehtë mbi Mod.
bateria e rënë.
4
Ndryshoni cilësimet, për shembull, rirregulloni nivelin e baterisë.
Përmirësimi i kohës së baterisë duke përdorur bazën e vendndodhjes
Wi-Fi®
Tipari
Wi-Fi sipas vendndodhjes e cilëson pajisjen tuaj që të aktivizojë funksionin Wi-Fi®
kur hyn brenda sferës se një rrjeti të ruajtur Wi-Fi®. Në këtë mënyrë kurseni energjinë e
baterisë por ende keni lehtësinë e lidhjeve Wi-Fi® automatike.
Për të aktiviuar tiparin Wi-Fi® të bazuar mbi vendndodhjen
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Wi-Fi sipas vendndodhjes në të djathtë.
Përmirësimi i kohëzgjatjes së baterisë nëpërmjet radhitjes së të
dhënave të sfondit
Mund të përmirësoni rendimentin e baterisë duke e cilësuar pajisjen tuaj që të dërgojë të
dhënat e sfondit në intervale të paracaktuara kur nuk e përdorni atë, d.m.th., kur ekrani
nuk është aktiv.
Për të lejuar rradhitjen e të dhënave në sfond
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes pranë
Radhit të dhënat e sfondit.