Tundja e pajisjes për të hapur një aplikacion
Mund ta konfiguroni pajisjen tuaj, në mënyrë që kur ta tundni të hapet një aplikacion i
përzgjedhur. Mund ta përdorni këtë funksion të hapjes së shpejtë për një aplikacion që
doni ta përdorni shpejt ose shpesh, për shembull, për formuesin e numrit të telefonit ose
për një shërbim rrjeti social.
Për të përdorur funksionin e hapjes së shpejtë
1
Shtypni pak çaste tastin e energjisë dhe pastaj tundeni pajisjen.
2
Kur të hapet aplikacioni i përzgjedhur paraprakisht, lëshojeni tastin e energjisë.
Për të konfiguruar funksionin e hapjes së shpejtë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Personalizimi > Lëvizja > Tund. për nis. e
aplik..
3
Përzgjidhni një aplikacion dhe pastaj trokitni lehtë mbi
U krye.