Sony Xperia E3 - Gjendja dhe njoftimet

background image

Gjendja dhe njoftimet

Ikonat në shiritin e gjendjes ju informojnë për ngjarjet si p.sh. për mesazhet e reja dhe

njoftimet e kalendarit, për aktivitetet në vazhdim siç janë shkarkimet e skedarëve si dhe

për informacionin e gjendjes siç është niveli i baterisë dhe fuqia e sinjalit. Mund të tërhiqni

poshtë shiritin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimeve dhe të trajtoni njoftimet tuaja.

Për të hapur ose për të mbyllur panelin e njoftimeve

22

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të vepruar pas një njoftimi

Trokitni lehtë mbi njoftimin.

Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve

Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.

Për të pastruar të gjitha njoftimet nga paneli i njoftimeve

Trokitni lehtë mbi

Pastro.

Drita e njoftimeve

Drita e njoftimeve ju informon për gjendjen e baterisë dhe disa ngjarje të tjera. Për

shembull, drita e bardhë vezulluese do të thotë se ka një mesazh të ri ose një telefonatë

të humbur.