Cilësimet e videokamerës
Për të rregulluar cilësimet e videokamerës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Takoni një nga ikonat e cilësimeve në ekran.
3
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .
4
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës
Rezolucioni i videos
Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.
HD e plotë
1920×1080(16:9)
Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me raportin e pamjes 16:9.
HD
1280×720(16:9)
Formati HD (Përcaktim i lartë) me raportin e pamjes 16:9.
VGA
640×480(4:3)
Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.
QVGA
320×240(4:3)
Formati QVGA me raportin e pamjes 4:3.
MMS
Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit të këtij formati
të videos është e kufizuar, në mënyrë që skedari i videos të mund të përfshihet në një mesazh multimedial.
Kohëvonuesi
Duke përdorur kohëvonuesin, mund të regjistroni një video pa e mbajtur në dorë pajisjen.
Përdoreni për të regjistruar video grupi, ku të gjithë mund të jenë në video. Kohëvonuesin
mund ta përdorni edhe për të shmangur tronditjen e kamerës gjatë regjistrimit të videove.
81
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi i
videos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi i
videos.
Joaktiv
Videoja fillon të regjistrohet sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Smile Shutter™(video)
Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të
reagojë kamera përpara regjistrimit të një videoje.
Mënyra e fokusimit
Cilësimi i fokusit kontrollon se cila pjesë e një videoje duhet të duket qartë. Kur fokusi
automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë
që zona brenda kornizës së bardhë të fokusit të qëndrojë e qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë e verdhë
tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha
llojet e skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Ndjekja e objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
Dritëmatja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë
e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Rregulloni ekspozimin në qendër të imazhit.
Mesatare
Llogarisni ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.
Selektive
Rregulloni ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Stabilizuesi i videos
Gjatë regjistrimit të një videoje, mund ta keni të vështirë ta mbani pajisjen pa lëvizur.
Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.
Mikrofoni
Përzgjidhni nëse do të rregjistroni tingullin përreth gjatë rregjistrimit të videos.
Paraafishimi
Mund të zgjidhni të paraafishoni videot menjëherë pasi i xhironi.
Aktiv
Paraafishimi i videos shfaqet pasi e xhironi.
Modifiko
Videoja hapet për modifikim pasi e xhironi.
82
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Joaktiv
Videoja ruhet pasi e xhironi dhe paraafishimi nuk shfaqet.
83
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.