Sony Xperia E3 - Cilësimet e fotokamerës

background image

Cilësimet e fotokamerës

Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .

3

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas

dëshirës.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës

Rezolucioni

Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.

Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.

5MP

2560×1920(4:3)

Rezolucioni 5 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

3.7MP

2560×1440(16:9)

Rezolucioni 3,7 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane të gjera.

79

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

2MP

1632×1224(4:3)

Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

2MP

1920×1080(16:9)

Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane të gjera.

VGA

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

Këto cilësime disponohen vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

Kohëvonuesi

Me kohëvonuesin mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni këtë

funksion për të nxjerrë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në foto.

Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin për të shmangur tronditjen e kamerës kur

nxirrni fotot.

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

Joaktiv

Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.

Smile Shutter™

Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të

reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.

Regjimi i fokusit

Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur fokusi

automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë

që zona brenda kornizës me ngjyrë të fokusit të qëndrojë e qartë.

Fokusi automatik i një subjekti

Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit të bëhet blu, duke treguar se fokusi

është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Dallimi i fytyrave

Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera

fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu, mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të

fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu tregon

se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrave nuk mund të përdoret për të gjitha llojet e

skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Fokusi me prekje

Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Fokusi automatik i

vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit të bëhet

blu, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Ndjekja e objektit

Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

HDR

Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt

një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për

80

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato

të shndritshme.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

Paraafishimi

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotot ose videot menjëherë pasi i fotografuat ose xhiruat.

I pakufizuar

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet pasi e fotografuat ose xhiruat.

5 sekonda

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 5 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.

3 sekonda

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 3 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.

Modifiko

Fotoja ose videoja hapet për redaktim pasi e fotografuat ose xhiruat.

Joaktiv

Fotoja ose videoja ruhet pasi e e fotografuat ose xhiruat dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Regjistrimi i fytyrave

Mund të regjistroni fytyrat me aplikacionin Kamera, në mënyrë që pamori të fokusohet

automatikisht në këto fytyra kur shfaqen te pamori.