Wi-Fi®
Përdorni lidhjet Wi-Fi® për të lundruar në internet, për të shkarkuar aplikacione ose për
të dërguar dhe për të marrë mesazhe të postës elektronike. Pasi të jeni lidhur me një rrjet
Wi-Fi®, pajisja juaj e kujton rrjetin dhe lidhet automatikisht me të herën tjetër që do të
hyni brenda rrezes së tij.
Disa rrjete Wi-Fi® kërkojnë që të hyni në një faqe uebi para se të mund të qaseni.
Kontaktoni me administratorin e rrjetit përkatës Wi-Fi® për më shumë informacion.
28
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Fuqia e sinjalit të rrjeteve Wi-Fi® mund të ndryshojë. Zhvendosja më pranë pikës së
qasjes Wi-Fi® e rrit fuqinë e sinajlit.
Rrjetet e disponueshme Wi-Fi® mund të jenë të hapura ose të siguruara:
•
Rrjetet e hapura tregohen me përbri emrit të rrjetit Wi-Fi®.
•
Rrjetet e siguruara tregohen me përbri emrit të rrjetit Wi-Fi®.
Disa rrjete Wi-Fi® nuk shfaqen në listën e rrjeteve të disponueshme sepse ato nuk e
transmetojnë emrin e tyre të rrjetit (SSID). Nëse nuk e dini emrin e rrjetit, mund ta shtoni me
dorë në listën tuaj të rrjeteve Wi-Fi® të disponueshme.
Për të aktivizuar Wi-Fi®
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
2
Tërhiqni rrëshqitësin pranë
Wi-Fi nga e djathta për të aktivizuar funksionin Wi-Fi®.
Mund të duhen disa sekonda para se të aktivizohet Wi-Fi®.
Për t'u lidhur automatikisht me një rrjet Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
3
Trokitni lehtë mbi
Wi-Fi. Shfaqen të gjitha rrjetet e disponueshme Wi-Fi®.
4
Trokitni lehtë mbi një rrjet Wi-Fi® për t'u lidhur me të. Për rrjete të sigurta, futni
fjalëkalimin përkatës. shfaqet në shiritin e gjendjes pasi të lidheni.
Për të kërkuar për rrjetet e reja të disponueshme, trokitni mbi , dhe pastaj trokitni mbi
Skano.
Për të shtuar me dorë një rrjet Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Trokitni lehtë mbi .
4
Futni informacionin e
Emri i rrjetit (SSID).
5
Për të përzgjedhur një lloj sigurie, trokitni lehtë mbi fushën
Siguria.
6
Nëse ju kërkohet, futni një fjalëkalim.
7
Për të modifikuar disa opsione të përparuara siç janë përfaqësuesi dhe cilësimet
IP, shenjoni kutinë e zgjedhjes
Afisho opsionet e përparuara dhe pastaj
modifikojini si të dëshironi.
8
Trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Kontaktoni me administratorin e rrjetit tuaj Wi-Fi® për të marrë SSID-in e rrjetit dhe
fjalëkalimin.
Rritja e fuqisë së sinjalit Wi-Fi®
Ka një numër gjërash që mund të bëni për të rritur fuqinë e sinjalit Wi-Fi®:
•
Zhvendoseni pajisjen tuaj afër një pike qasjeje Wi-Fi®.
•
Zhvendoseni pikën e qasjes Wi-Fi® larg nga çdo pengesë apo ndërhyrje e mundshme.
•
Mos e mbuloni zonën e antenës Wi-Fi® të pajisjes tuaj (zona e theksuar në ilustrim).
29
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Cilësimet e Wi-Fi®
Kur jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi® ose kur pranë jush ka rrjete Wi-Fi® të disponueshme,
është e mundur të shihni gjendjen e këtyre rrjeteve. Gjithashtu, mund ta aktivizoni pajisjen
që t'ju njoftojë sa herë që zbulohet një rrjet i hapur Wi-Fi®.
Nëse nuk jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi®, pajisja juaj përdor një lidhje për të dhënat
celulare për qasjen në internet (nëse keni konfiguruar dhe aktivizuar një lidhje për të
dhënat celulare në pajisjen tuaj). Duke shtuar një politikë të fjetjes të Wi-Fi®, mund të
përcaktoni kur të kaloni nga Wi-Fi® në të dhënat celulare.
Për të aktivizuar njoftimet e rrjetit Wi-Fi®
1
Aktivizoni Wi-Fi®, nëse nuk është tashmë i aktivizuar.
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
3
Shtypni .
4
Trokitni lehtë mbi
Të përparuara.
5
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për
Njoftimi i rrjetit.
Për të parë informacionin e hollësishëm rreth një rrjeti Wi-Fi® të lidhur
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
2
Trokitni lehtë mbi rrjetin Wi-Fi® me të cilin jeni lidhur aktualisht. Shfaqet
informacioni i hollësishëm për rrjetin.
Për të shtuar një politikë pushimi të Wi-Fi®
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Wi-Fi.
2
Shtypni .
3
Trokitni lehtë mbi
E avancuar.
4
Trokitni lehtë mbi
Mbaj Wi-Fi aktiv gjatë fjetjes.
5
Përzgjidhni një opsion.