Ngarkimi i pajisjes tuaj
Bateria është pjesërisht e ngarkuar kur e blini pajisjen. Mund të vazhdoni përdorimin e
pajisjes gjatë ngarkimit. Lexoni më shumë për baterinë dhe sesi të përmirësoni
rendimentin e saj në
Bateria dhe menaxhimi i energjisë në faqen 114 .
Për të ngarkuar pajisjen tuaj
1
Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.
2
Futni njërin skaj të kabllos USB te ngarkuesi (ose në portën USB të një kompjuteri).
3
Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisjen tuaj, me simbolin
USB të drejtuar lart. Drita e njoftimit ndriçon kur fillon ngarkimi.
4
Kur pajisja të ngarkohet plotësisht, shkëputeni kabllon nga pajisja juaj duke e
tërhequr drejt jashtë. Sigurohuni që lidhësi të mos përkulet.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa minuta deri sa të ndriçojë drita
e njoftimit dhe të shfaqet ikona e ngarkimit
.
Gjendja e dritës së njoftimit të baterisë
Jeshile
Niveli i ngarkimit të baterisë është më i lartë se 90%
E kuqe e ndezur
Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 15%
Portokalli
Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 90%
11
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.