Sony Xperia E3 - Montimi

background image

Montimi

Një fletë plastike mbrojtëse është e bashkëngjitur në ekran. Duhet ta hiqni këtë fletë

përpara se të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani me prekje mund të mos

funksionojë siç duhet.

Për të hequr mbulesën e pasme

Futni një thua te boshllëku (siç tregohet në ilustrim) dhe ngrijeni mbulesën.

7

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur mikro kartën SIM

Hiqni mbulesën e baterisë, pastaj futni mikro kartën SIM në folenë e saj me

kontaktet me ngjyrë ari me drejtim nga poshtë.

Duhet të përdorni një mikro kartë SIM që telefoni juaj të punojë si duhet. Disa karta të

madhësisë standarde SIM ju lejojnë të hiqni një mikro kartë SIM të integruar. Pasi te jetë hequr

mikro karta SIM nga karta e madhësisë standarde SIM, nuk mund ta rivendosni atë dhe të

përdorni përsëri kartën e madhësisë standarde SIM. Nëse nuk keni një mikro kartë SIM ose

nëse karta juaj aktuale SIM nuk përmban një mikro kartë të heqshme SIM, kontaktoni me

operatorin e rrjetit tuaj për informacion sesi të merrni ose të shkëmbeni kartën tuaj SIM.

Për të hequr mikrokartën SIM

1

Hiqni kapakun e pasmë.

2

Gjeni folenë e kartës SIM dhe kapësen bllokuese.

3

Shtypni kapësen bllokuese me thua ndërkohë që në të njëjtën kohë shtyni dhe

nxirrni mikrokartën SIM.

4

Tërhiqeni kartën SIM për ta nxjerrë plotësisht nga foleja.

Mos përdorni një objekt me majë për ta shtyrë kartën jashtë folesë, pasi kjo mund të dëmtojë

pajisjen.

8

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur një kartë të kujtesës

1

Hiqni mbulesën e pasme.

2

Futni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës me kontaktet me ngjyrë ari të

drejtuara poshtë.

Për të hequr kartën e kujtesës

1

Fikni pajisjes ose çaktivizoni kartën e kujtesës nga

Cilësimet > Arkivi > Çmonto

kartën SD.

2

Hiqni mbulesën e pasme, pastaj tërhiqeni kartën jashtë për t'a hequr.

Për të vendosur mbulesën e pasme

1

Vendoseni mbulesën e pasme mbi anën e pasme të pajisjes, pastaj shtypni cepat

e poshtëm për t'i futur në vend.

2

Duke kaluar nga poshtë-lart, shtypni anët e mbulesës derisa mbulesa të klikojë në

vendin e saj.