Kyçja e ekranit
Ka disa mënyra për të kyçur ekranin. Niveli i sigurisë i secilit lloj të kyçjes përmendet më
poshtë me renditje nga më i dobëti deri te më i forti:
•
Rrëshqitja e shpejtë – pa mbrojtje, por mund të qaseni shpejt tek ekrani bazë
•
Shkyçja me anë të fytyrës – shkyç pajisjen kur e shikoni
•
Modeli i shkyçjes – vizatoni një model të thjeshtë me gisht për të shkyçur pajisjen tuaj
•
Kodi PIN i shkyçjes – futni një kod PIN numerik me të paktën 4 shifra për të shkyçur
pajisjen tuaj
•
Fjalëkalimi i shkyçjes – futni një fjalëkalim alfanumerik për të shkyçur pajisjen tuaj
Është shumë e rëndësishme që të mbani mend modelin e shkyçjes së ekranit, kodin PIN ose
fjalëkalimin tuaj. Nëse e harroni këtë informacion, rikthimi i të dhënave të rëndësishme, të tilla
si kontaktet dhe mesazhet, mund të jetë i pamundur.
Për të konfiguruar tiparin e shkyçjes nëpërmjet fytyrës
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >
Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.
2
Trokitni lehtë mbi
Shkyçja nëpërmjet fytyrës, pastaj ndiqni udhëzimet në pajisjen
tuaj për të fotografuar fytyrën tuaj.
3
Pasi fytyra juaj të jetë fotografuar me sukses, trokitni lehtë mbi
Vazhdo.
4
Përzgjidhni një metodë rezervë për shkyçjen dhe ndiqni udhëzimet në pajisje për
të përfunduar konfigurimin.
Për rezultatet më të mira, fotografoni fytyrën tuaj në një mjedis të brendshëm që është i
ndriçuar mirë, por jo shumë i shndritshëm, dhe mbajeni pajisjen në nivelin e syve.
Për të shkyçur ekranin duke përdorur tiparin e shkyçjes nëpërmjet fytyrës
1
Aktivizojeni ekranin.
2
Vështroni pajisjen tuaj nga i njëjti kënd që përdorët për të fotografuar foton e
shkyçjes nëpërmjet fytyrës.
Nëse tipari i shkyçjes nëpërmjet fytyrës nuk arrin ta njohë fytyrën tuaj, duhet të përdorni
metodën rezervë të shkyçjes për të shkyçur ekranin.
Për të krijuar një model të kyçjes së ekranit
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit > Modeli.
3
Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.
Nëse modeli juaj i kyçjes refuzohet pesë herë me radhë kur përpiqeni të shkyçni pajisjen tuaj,
duhet të pritni 30 sekonda dhe pastaj provojeni përsëri.
Për të ndryshuar modelin e kyçjes së ekranit
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.
2
Vizatoni modelin tuaj për shkyçjen e ekranit.
3
Trokitni lehtë mbi
Modeli dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.
38
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të krijuar një PIN të shkyçjes së ekranit
1
Nga ekrani juaj kryesor, trokitni lehtë mbi >
Cilësimet > Siguria > Kyçja e
ekranit > PIN.
2
Futni një PIN numerik.
3
Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.
4
Takoni
Vazhdo.
5
Rifutni dhe konfirmoni PIN-in tuaj.
6
Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.
7
Takoni
OK.
Për të krijuar një fjalëkalim të kyçjes së ekranit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >
Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit >
Fjalëkalimi.
2
Futni një fjalëkalim.
3
Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.
4
Takoni
Vazhdo.
5
Rifutni dhe konfirmoni fjalëkalimin tuaj.
6
Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.
7
Takoni
OK.
Për të ndryshuar llojin e kyçjes së ekranit
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.
3
Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj dhe përzgjidhni një lloj tjetër të kyçjes së ekranit.